Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 6 milion e 573 mijë e 641, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 388 mijë e 042. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 3 milion e 171 mijë e 148 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 901 mijë e 783 të infektuar dhe 109 mijë e 142 të vdekur nga Covid-19. Brazili renditet në vendin e dytë me 584 mijë e 562 raste dhe 32 mijë e 568 të vdekur. Rusia renditet e treta me 432 mijë e 227 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 5 mijë e 215 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e katërta ku në total ka 287 mijë e 406 raste dhe 27 mijë e 128 të vdekur. Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 279 mijë e 856 raste dhe 39 mijë e 728 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 233 mijë e 836 raste dhe 33 mijë e 601 të vdekur. Ka ndryshuar rendtja ku India ka kaluar në vendin e shtatë. India raporton 216 mijë e 919 raste dhe 6 mijë e 088 të vdekur nga Covid-19./ Tv Malisheva

Share.