Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës të cilën po e drejton kryetarja Vjosa Osmani. Gjithashtu, pjesëmarrës janë edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila një ditë më parë bojkotoi seancën.

Thirrja e seancës është bërë para formimit të re të Qeverisë Hoti dhe do të diskutojë propozimin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020 dhe propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare./ Tv Malisheva

Share.