Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, u shpreh se sot është dita e parë në të cilin ata do të vendosin standarde të reja të punës. Ai tha se standardi i ri i punës do të jetë bashkëpunimi dhe nuk do të jetë një standard që e vendos Serbinë në titujt e gazetave prestigjioze në botë.

Gashi duke iu drejtuar deputetëve të LVV-së tha se sado që ata flasin ashpër, do të flasin but po do të veprojnë fortë.

Gashi: Ju garantoj që do të jetë standard i bashkëpunimit

“Ne standardin që do të ndërtojmë nuk do të jetë një standard i cili e qet Serbinë në avantazh në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk do të jetë një standard i cili e vendos Serbinë në titujt e gazetave më prestigjioze në botë, nuk do të jetë një standard i cili lejon mbi 200 mjekë të Serbisë të hyjnë dhe të veprojnë në Kosovë. Nuk do të jetë një standard me të cilin Serbia do të vendos gjendje të jashtëzakonshme në territor të Kosovës, nuk do të jetë një standard ku ilegalisht futen mbi 1 mijë teste për Covid në Kosovë. Pra, ju garantoj që do të jetë standard i bashkëpunimit, ju garantoj se sado që ju flisni ashpër ne do të flasim but, por do të veprojmë fortë”, tha ai.

Ai tha se sot po vendosin standardin e ri të të bërit politikë dhe të të menduarit politik, derisa tha se do t’i kenë të hapura dyer për bashkëpunim me opozitën.

Gashi: Të dashur bashkëpunëtor të djeshëm dhe opozitarë të sotëm mirëserdhët në realitetin e ri politik

“Te ne i keni duart e hapura sepse tek ne i keni të hapura dyert e hapura të bashkëpunimit si opozitë e re, si bashkëpunëtor të deridjeshëm dhe ndoshta si bashkëpunëtor të nesërm. Por, sot ju garantoj që do të jeni bashkëpunëtor nga opozita tek pushteti dhe të opozitës. Nuk do të kemi mundësinë që të silleni me mentalitetin e shkarkimeve të mesnatës apo të deklaratave që i keni instaluar në këtë Kuvend. Pra, të dashur opozitarë të sotëm dhe të djeshëm, të dashur bashkëpunëtor të djeshëm dhe opozitarë të sotëm mirëserdhët në realitetin e ri politik, mirëserdhët në bashkëpunimin pozitë opozitë, ju garantoj që lajmet në gazetat prestigjioze ndërkombëtare do të jenë në favor të Kosovës që bisedimet dhe diskutimet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të jenë në interes të Kosovës dhe ju garantoj se për çdo vendim i cili merret ju do të jeni të përfshirë dhe të informuar”, tha Gashi./Tv Malisheva

Share.