Prezantimi i Android 11, nuk është bërë gjatë ditës së djeshme ashtu si ishte paralajmëruar, ndërsa nuk dihet se kur do të ndodhë.

Situata që i ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes në rrethana mizore të burrit me ngjyrë George Floyd, besohet se e ka bërë që Google të mos e zhvillojë aktivitetin, ku do ta realizonte prezantimin e këtij sistemi operativ.

“Jemi të lumtur t’ju tregojmë për të rejat e shumta në Android 11, por tani nuk është koha të festojmë. Do të kthehemi për më shumë rreth Android 11, së shpejti”, thuhet shkurt në një postim në Twitter.

Megjithëse nuk ka të dhëna specifike, shkaku i kësaj shtyrje, situata me pandemi dhe demonstratat e shumta, janë arsye mjaft bindëse për këtë anulim.

Derisa nuk dihet se çfarë do të përmbajë ky aktivitet, dihet se do të prezantohej Android 11 që ka nivel më të lartë të privatësisë, si dhe mundësi shtesë lidhur me shfaqjen e lokacionit.

Ky anulim është i njëjtë me atë që e bëri Sony, pasi si pasojë e situatës, e anuloi aktivitetin ku do të prezantonte PlayStation 5. /Tv Malisheva

Share.