Kryeministri i Australisë Scott Morrison është vënë në siklet falë një ngjarje të papritur.
Gjatë një konference për përfaqësuesit e mediave në periferinë e Gugong në New South Wales, Morrison foli për rinovimin e amvisërive dhe se si qeveria mund të ndihmojë qytetarët në këtë drejtim.
Në një moment, pronari i pronës në të cilën ishte Morrison, u tha të pranishmëve që të largoheshin nga bari i tij.
“A mund të zbrisni nga bari im? Sapo e kam rregulluar. Ejani të gjithë!”, tha ai, duke ndërprerë mbledhjen.
Duke parë kryeministrin, ai shtoi: “Më vjen keq, vëlla”.
Kryeministri, natyrisht, kërkoi nga të gjithë të pranishmit të largoheshin nga zona e gjelbërimit, gjë që ata e bënë menjëherë./Tv Malisheva