Malishevë, 28 shtator
Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot pasdite ka vazhduar me mbajtjen e mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme për këtë vit, ku pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi projekt buxheti komunal. Pas shqyrtimit dhe diskutimeve të bëra, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka miratuar me plotësime dhe ndryshime, projekt buxhetin komunal, të propozuar nga Kryetari Komunës.
Projekt buxheti komunal, 2020-2022, me theks të veçantë për vitin 2020, ka kaluar në disa procese të shqyrtimit dhe diskutimeve publike, ku fillimisht qeveria komunale, i ka mbajtur dëgjimet publike me qytetarë dhe e ka dërguar në Kuvendin e Komunës për shqyrtim. KK i Malishevës, më pas e ka dërguar në diskutim publik, dhe debatet i ka organizuar Kuvendi i Komunës. Pas kalimit në të gjitha këto procedura të hartimit të buxhetit, ai sot është miratuar me shumicë të votave nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Buxhet i Komunës së Malishevës, për vitin 2020, është 15 milion e 583 mijë e 802 euro dhe është i ndarë në pesë kategori buxhetore. Për investime kapitale janë të ndara 3 milion e 840 mijë e 909 euro.