Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vizituar bizneset anëtare për të kuptuar për së afërmi gjendjen dhe kërkesat e tyre pas lehtësimit të masave kundër COVID-19.
Rukiqi vizitoj fabrikën M-technologie e cila ka të punësuar mbi 200 punëtor dhe mbulon mbi 80% të kërkesave të përpunimit të xhamit në Kosovë.

M-technologie është prodhues i dritareve dhe produkteve tjera nga alumini dhe PVC-ja, ku pjesa më e madhe e prodhimit është e orientuar në eksport.

Gjatë kësaj vizite u diskutua për rendësin e përkrahjes së bizneseve në rimëkëmbjen ekonomike.Sektori i prodhimit në veçanti dhe mbështetja e eksportit janë pika të rëndësishme që duhet të përkrahen në këtë periudhë./Tv Malisheva

Share.