Drejtoria për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, njofton të gjithë drejtorët e shkollave, se mësimi për klasat e nënta do të filloj nga data 08.06.2020, dhe zgjatë deri më 19.06.2020.

Në dy ditët e para  ( më 8 dhe 9 qershor) mësimi do të zhvillohet nga distanca, për shkak të përgatitjes së objekteve shkollore për mbajtjen e procesit mësimor, ndërsa nga data 10.06.2020, mësimi duhet të mbahet në objektet shkollore, sipas orarit të caktuar mësimor për lëndët në të cilat do ti nënshtrohen testit të arritshmërisë./ Tv Malisheva

Share.