Aleanca Kosovare e Bizneseve e mbështet vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës të bazuar në kushtetutën e vendit që përcakton ekonominë e lirë të tregut të bazuar në konkurrencë të barabartë.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë i hap rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane të bazuar në rekomandimet e aleatëve ndërkombëtar sidomos të ShBA dhe EU ku përfitimet mund të jenë të shumëfishta në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik drejt integrimeve te Republikës dhe daljes nga GETO”.

“Qeveria e Kosovës duhet të pranoj veprimet demokratike pro dhe kundër por gjithnjë në interes të shumicës. As taksa, as reciprociteti e as dhuna politike dhe ekonomike nuk janë më shumë se shteti i Kosovës”, thuhet në komunikatën e AKB- së./Tv Malisheva

Share.