Kulla Eiffel do të rihapet për publikun nga 25 qershori, pas tre muajsh mbyllje dhe vetëm deri në katin e dytë, njoftoi sot kompania operative e monumentit.
“Pas më shumë se tre muaj mbyllje në kuadër të pandemisë së COVID-19, mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, Kulla Eiffel do të rihapet për publikun më 25 qershor 2020 në 10 të mëngjesit”, shkroi ajo në faqen e saj të internetit, raporton ATSh.
Sipas kompanisë operative, do të jetë e detyrueshme vënia e maskave nga 11 vjeç e sipër, do të përdoren vetëm shkallët, numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar në parmakë e kate, si edhe do të përcaktohet një drejtim lëvizjeje.
Kulla Eiffel, e ndërtuar në vitin 1889 nga Gustave Eiffel, pret pothuajse 7 milionë vizitorë në vit./ Tv Malisheva