Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se qeveria Hoti është krijuar nga Hashim Thaçi dhe që do t’i shërbejë vetëm atij.

Ai ka thënë se Thaci përmes kësaj qeverie ka dy synime, arritjen e një marrëveshje me Serbinë dhe të shpëton nga Gjykata Speciale.

“Z. Thaçi e ka qëllimin kryesor për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë. Me anë të sajë ai do të synojë që të merr çmim ndërkombëtar për paqe dhe për t’iu hequr aktakuza e Speciales”, tha Bahtiri në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin./ Tv Malisheva

Share.