Dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj e ka rihapur temën në politikën kosovare për të pasur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Përveç PDK-së, të gjitha partitë tjera janë shprehur pro zgjedhjeve parlamentare, shkruan Indeksonline.

Por sa do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse do të mbaheshin këtë vit? .

KQZ për këtë vit nuk ka buxhet të planifikuar për zgjedhje.

“Viti 2019 nuk është një vit zgjedhor, çka do të thotë se në Ligjin e Buxhetit për këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve.”, u shprehë një zyrtarë i KQZ-së për Indeksonline. .

Zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2017-të, buxhetit të Kosovës i kushtuan 4 milionë euro.

Kaq pritet t’i kushtojnë edhë nëse mbahen këtë vit

Share.