Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kush nuk respekton ligjet dhe simbolet e Republikës nuk ka vend në institucionet e vendit.

Thaçi ka thënë se në kohën kur ai ka qenë në krye të ekzekutivit, të gjitha komunitetet kanë respektuar Kushtetutën e Kosovës, në të kundërtën nuk do të qëndronin në zyrat e qeverisë.

Këtë përgjigje, presidenti e dha pas veprimit të zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës qe vjen nga Lista Serbe, Goran Rakiq i cili ka hequr simbolet e Kosovës nga zyra ku shërben.

Thaçi ka shtuar se për veprimin e politikanit serb duhet pyetur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Thaçi: Kur kam qenë kryeministër janë respektuar simbolet e Kosovës

“Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve kanë respektuar institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe simbolet e shtetit të Kosovës, përndryshe nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e tij, tash pyesni zotin Hoti”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se aty ku është ai, janë të gjitha simbolet e shtetit të Kosovës.

Thaçi: Kush nuk respekton ligjet e Kosovës nuk ka vend në institucione

“Ai nuk që nuk respekton ligjet dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë i institucioneve”, shtoi ai.

Në takimin që Goran Rakiq ka pasur me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kossnett, pastaj me shefen e Bashkimit Evropian në Kosovë Natalia Apostolova, ka hequr flamurin e Republikës së Kosovës.

Për veprimin e Rakiq, i cili mban postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, kanë shkruar mediat serbe ku kanë thënë se në këto takime ai nuk ka pasur simbole të “të ashtuquajturës shtet i Kosovës”./TV Malisheva

Share.