Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti kishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale.

Në kuadër të këtij fondi ishin paraparë që të ndihmohen individët dhe bizneset që kanë hasur vështirësi si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik nga përhapja e pandemisë COVID-19 në vend.

Më shumë se dy muaj që nga miratimi i kësaj pakoje, vlera e paguar nga totali prej 179.65 milionë euro, janë ndarë vetëm 65.6 milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.Sipas tij, deri tani janë realizuar pagesat për mbi 440 mijë përfitues, duke thënë pjesa e tjetër do të realizohet në vazhdimësi sipas ministrive përgjegjëse të parapara në pako.“

Deri tani, janë realizuar pagesa për mbi 440 mije përfitues në vlerë prej afër 65.6 milionë euro. Pagesat do të realizohen në vazhdimësi ashtu siç vijnë nga ministritë e linjave përgjegjëse për zbatimin e Pakos Emergjente”, tha Shahini.

Ndryshe, shumë biznese në vazhdimësi janë duke kërkuar që të zbatohet Pako Emergjente, pasi që pjesa e dytë e mjeteve të parapara nuk është ndarë./TV Malisheva

Share.