Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.

Kështu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas emërimit të si zëvendëskryeministër i Kosovës, Driton Selmanaj do të zëvendësohet nga Visar Hoti.

Ismet Beqiri do t’i rikthehet Kuvendit të Kosovës në vend të Arban Abrashit i cili është emëruar ministër i Infrastrukturës.

Ndërsa, Faton Bislimi do të marrë vendin e tashmë ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate, vendin e zëvendëskryeministres Albulena Balaj – Halimaj do ta zë Arbëreshë Krasniqi.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të çregjistruar 4 parti politike, të cilat nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike, siç përcaktohet në nenin 12.6 të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.

Partitë politike të çregjistruara në mbledhjen e sotme janë ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova; SLS – Samostalna Liberalna Stranka; LD – Lëvizja për Drejtësi; dhe PEK – Partia Euroatlantike e Kosovës./ Tv Malisheva

Share.