Katalogut të smartfonëve me çmime të lira, Motorola po ia shton edhe dy modele të reja. Brenda kësaj jave, do të nxirren në shitje Moto G Fast dhe Moto E.

Me 175 euro mod të blihet Moto G Fast, që është më i shtrenjti nga të dy. Përfshinë ekranin 6.4 inç HD+ Max Version me tetë megapixel dhe kamerë për selfie që duket si një pikë lartë ekranit.

Në pjesën e pasme është një sistem prej tri kamerash, me një lentë 16 megapixel, tetë megapixel, 118 megapixel dhe një makro lehtë me dy megapixel.

Smartfoni Moto G Fast e ka të integruar procesorin Qualcomm Snapdragon 665 me 32 GB memorie dhe 3GB RAM, por ka mundësi edhe për microSD, që ia shton 512GB.

Bateria e këtij telefoni ka kapacitet 4,000mAh, për të cilën Motorola pretendon se zgjatë dy ditë, varësisht nga mënyra e përdorimit.

Më i lirë është Moto E, që kushton 130 euro, por bateria e të cilit me 3,550 nuk zgjatë dy ditë, por gjashtë orë më pas, pasi nuk mund të qëndrojë ëm shumë se 42 orë.

Ka një ekran me 6.2 inç, si dhe kamerë për selfie me pesë megapixel, të futur thellë në pjesën e sipërme. Sa i përket kamerës së pjesës së pasme, është dyshe me 13 megapixel dhe dy megapixel.

Brenda e ka procesorin Snapdragon 632 me 32GB dhe 2GB RAM, derisa edhe 512GB mund t’ia shtojë microSD. Të dyja do të jenë në shitje që nga 12 qershori, ndërsa do të arrijnë të mbyllura te blerësi. /Tv Malisheva

Share.