Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, gjatë fjalës së tij në Kuvend, pretendoi se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka pasur lidhje me zyrtarë të BIA-s serbe, ndërsa kërkoi nga prokuroria që të marrë në pyetje edhe presidentin Thaçi për informatat e tij se Abazi ishte takuar me këta zyrtarë në Kapaonik.
Lushtaku ka pyetur Abazin se sa i kishte kushtuar blerja e postit të zëvendëskryeministrit të Kosovës.
Lushtaku: Sa i kushtoi blerja e postit të zv.kryeministrit Haki Abazit?
“Sa i ka kushtuar Haki Abazit blerja e postit të zëvendëskryeministrit nga Albin Kurti? Me cila para i kishte blerë ato në zyrën e kryeministrit, kjo ishte njëra ndër pyetjet për zotin Abazi. Po ashtu i bëj thirrje prokurorisë që të thërrasë presidentin zotëri Hashim Thaçi për të dhënë më shumë informata në lidhje me takimin e z. Abazi me zyrtarë të BIA-s në Kapaonik. E dimë shumë mirë që i njëjti si zëvendëskryeministër, por bashkë me Luan Dalipin shef i kabinetit të ish-kryeministrit Albin Kurti, e ka bërë një takim me përfaqësues të kabinetit të Marko Gjuriq i cili dihet shumë mirë që edhe nga qeveria e kaluar janë pranuar edhe 1000 teste”, deklaroi Lushtaku.
Po ashtu, i njëjti i ka parashtruar pyetje kryeministri aktual Avdullah Hoti nëse është e vërtetë që Goran Rakiq e ka larguar flamurin e Kosovës nga zyra e tij dhe nëse kjo është e vërtetë të shkarkohet i njëjti.
Lushtaku: Nëse e ka larguar flamurin Rakiq duhet të shkarkohet
“Ndërsa për qeverinë aktuale, për kryeministrin Hoti nëse është këtu: A është e vërtetë që zëvendëskryeministri Goran Rakiq e ka larguar flamurin shtetëror nga takimi që e ka pasur me ambasadorë dhe takime zyrtarë? Nëse po, atëherë kërkoj të shkarkoni si shenjë vetëdijesimi për respektimin e flamurit shtetëror dhe simboleve shtetërore”, tha Lushtaku./Tv Malisheva