Njoftohen banorët e fshatit Dragobil dhe lagja Pallanka, se në dy ditët në vijim, do të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave. Dezinsektimi i hapësirave publike dhe private, bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).
Luten qytetarët për marrjen e masave preventive, në veçanti bletarët, për kujdes të shtuar ndaj bletëve, gjatë orarit të dezinsektimit, që fillon nga ora 08:00 dhe zgjatë deri në ora 12:00.
Dezinsketimi do të bëhet sipas këtij orari:
12 dhe 13.06.2020- në Dragobil dhe në lagjen Pallanka nga ora 08:00-12:00.
Për çdo ndryshim eventual të orarit, do të njoftoheni me kohë./ Tv Malisheva