Lëvizja Vetëvendosje organizon sot një tubim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 17:00 dhe VV thotë se manifestimi do të mbahet duke respektuar rekomandimet e IKShP-së.
Derisa për një tubim të tillë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë, duke u bërë thirrje shtetasve të saj që të kenë kujdes, Albin Kurti ka thënë se tubimi është paqësor por që protesta do të ketë në ditët e tjera, meqë sipas tij, ato janë të pashmangshme.
Policia ka konfirmuar se organizatorët e kanë lajmëruar në këtë institucion mbajtjen e tubimit të sotëm, duke thënë se do të ndërmerrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë./Tv Malisheva