Aktualisht, bota është duke u përballur me një pandemi te shkaktuar nga një virus, që sulmon mushkëritë. Koronavirusi është një rrezik për njerëzit sidomos për ata me një imunitet të dobët, dhe ata të cilët kanë ndonjë sëmundje tjetër ekzistuese.

Ekspertët kanë listuara disa shenja të hershme të sëmundjeve të mushkërive, të cilat është shumë e rëndësishme që çdo njeri t’i dijë. Dy nga shenjat e para të shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë pikërisht vështirësitë në frymëmarrje dhe kollitje e vazhdueshme.

Një shenjë tjetër mjaft e rëndësishme është lëshimi i tingujve gjatë frymëmarrjes. Kjo do të thotë që diçka e pazakontë është duke ua bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Indikator tjetër i sëmundjeve të mushkërive mund të konsiderohet edhe kollitja me gjak. Kjo konsiderohet si një shenjë më serioze.

Nëse keni vërejtur ndonjë nga këto simptoma apo shenja, ekspertët preferojnë që të konsultoheni me ndonjë mjek dhe të kryeni analizat e nevojshme./Tv Malisheva

Share.