Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka falënderuar mbi 50 mijë ushtarë gjerman të cilët kanë shërbyer në kohën kur NATO intervenoi në Kosovë.
Po ashtu Heldt ka thënë se qëndrojnë në Kosovë për një shtet demokratik, multietnik, të pa korruptuara për të gjithë qytetarët dhe jo një shtet si dhuratë për disa persona.
Ky është postimi i tij në Twiter:
“Në këtë ditë 21 vjet më parë, NATO i dha fund një konflikti të tmerrshëm. Mirënjohës mbi 50 mijë ushtarëve gjermanë të cilët shërbyen në atë kohë. Përulem para të gjithë viktimave. Ata na kujtojnë se çfarë është përmbushur që nga ajo kohë, por gjithashtu obligimet që duhet të përmbushen. Ne qëndruam dhe qëndrojmë për një shtet demokratik, multietnik, pavarësim të gjyqësorit, shërbimet publike të pa korruptuara për të gjithë qytetarët, ekonomi të lirë, politikë që i shërben vendit dhe njerëzve, media kritike të pavarura, liritë elementare, dhe jo një shtet si dhuratë për disa persona”, ka shkruar Heldt./ Tv Malisheva