Kur ka përditësime të reja, çmimi i veturave rritet, por njëjtë nuk ndodhë edhe me modelet e reja të Mini, që kanë përditësime të lehta, por çmime më të lira.

Që nga Mini Cooper Hardtop me dy dyer që kishte çmim prej 20,684 eurove, deri te më i shtrenjti që kushtonte 27,755 euro, të gjitha janë liruar për 884 euro, në mënyrë që të rriten shitjet.

Për modelin më të lirë tani duhet të paguhet 19,800 euro, derisa për Mini Cooper S Clubman duhet paguar 29,429 euro, so modeli më i shtrenjtë. Vetëm se mbetet çmimi prej 751 eurove, për transportin deri te klienti.

Si përditësim kryesor, është sistemi i ri infoteitment me ekranin 6.5 inç të ndjeshëm në prekje, si dhe instrumenti digjital për njoftime rreth makinës.

Blerësit mund t’i përditësojnë makinat e tyre Mini edhe me katër dyer, si dhe me kulm që ka mundësi të largohet, për një eksperiencë të vozitjes shumë më të mirë. /Tv Malisheva

Share.