Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në sektorin e shëndetësisë, me qëllim të ofrimit të kujdesit më të mirë shëndetësor, e në veçanti të ofrimit të shërbimit të shpejtë, QKMF “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, nga sot është pajisur edhe me dy autoambulanca .
Sot edhe zyrtarisht, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, ja kanë dorëzuar veturat e ndihmës së shpejtë, drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina.

Share.