Një person është plagosur mëngjesin e sotëm tek tregu i veturave në Prishtinë.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 kemi marrë informatën se në Tregun e veturave në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar.