Për shumicën e njerëzve dredhëzat janë pemë të preferuara, ndërkaq aromë specifike u japin edhe tortave, krepave dhe gurabijeve
Akullorja nga dredhëzat megjithatë është diçka e veçantë, posaçërisht kur e përgatisni vetë dhe e bëni që në çdo kafshatë të ndihet shija e pasur e kësaj peme.
Përbërësit:
– 500 g dredhëza të ngrira;
– 25o ml jogurt me përqindje të ulët yndyre;
– 1 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Enën në të cilën do të qitni akulloren futeni për disa minuta në frigorifer me ngrirje të thellë.
Dredhëzat e ngrira mirë, mjaltin dhe jogurtin qiteni në blender dhe tundeni derisa të bëhet masë unike.
Akulloren e përgatitur qiteni në enë. Mund t’i rrotulloni në biskota të bluara apo ta qitni në shtesë limoni apo çokollate.
Zbukurojeni akulloren me fletë mente.
Vërejtje: Akulloren hajeni menjëherë pas përgatitjes në mënyrë që të kënaqeni vërtet me shijen e pasur! /Tv Malisheva