Dje në fshatin Marali, Malishevë ka ndodhur një vjedhje.

Policia e Kosovës njofton se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e një mërgimtari.

“Ankuesi ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili gjendet për punë jashtë shtetit. Sipas ankuesit, është vjedhur një televizor dhe një pistoletë me gaz, ndërsa për gjëra tjera nuk dihet nëse është vjedhur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./ Tv Malisheva

Share.