Spanja parashikon mbajtjen e karantinës për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe, nëse Londra nuk e heq për pasagjerët që mbërrijnë nga Spanja, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.
“Për anëtarët e Bashkimit Europian dhe hapësirës Schengen ne kemi vendosur se më e mira do të ishte heqja e masave të karantinës më 21 qershor”, theksoi Arancha Gonzalez Laya për BBC.
Spanja ka vendosur të rivendosë më 21 qershor qarkullimin e lirë me të gjitha vendet e Bashkimit Europian, përveç kufirit tokësor me Portugalinë.
“Nëse Britania e Madhe kërkon ta mbajë edhe prapa kësaj date për arsye shëndetësore, ne do ta respektojmë, por do të reagojmë në mënyrë reciproke”, theksoi ministrja duke kërkuar dialog me autoritetet britanike për këtë çështje.
Franca aplikon tashmë një karantinë kundër Britanisë së Madhe në përgjigje të kufizimeve britanike.
Spanja vendosi që prej 15 majit një karantinë 14 ditore për të gjithë personat që vinin nga jashtë vendit që do të marrë fund më 21 qershor për të gjithë qytetarët që vinin nga Bashkimi Europian dhe vendet e hapësirës Schengen./ Tv Malisheva