Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mike.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Selmanaj shprehi falënderimet më të përzemërta ndaj ambasadorit Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-së ndaj Kosovës.
Selmanaj njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e kabinetit të tij, siç janë luftimi i korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe zhvillimi i dialogut.
Ndërsa, ambasadori Kosnett tha se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit./ Tv Malisheva