Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përshëndetur nismën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi më 27 qershor në Uashington.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë që marrëveshja finale të garantojë njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e vendit në Kombet e Bashkuara.
“Mirëpres iniciativën e Richard Grenell, për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë një marrëveshje që garanton njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Roli i Mirosllav Lajçak nga BE-ja në këtë proces po ashtu është me rëndësi”, shkruan Veseli në llogarinë e tij në Twitter./ Tv Malisheva