Kjo makinë elektrike pritet të përshkojë 640 kilometra me një ngarkesë elektrike të vetme.
Lucid Air u njoftua për herë të parë në 2016.
Tani kjo makinë amerikane ka njoftuar se synon ta prezantojë makinën më 9 shtator, raporton CNet.
Prezantimi duhet të bëhet në internet.
Automjeti do të mundësohet nga dy motorë elektrikë me gjithsej 1.000 kuaj fuqi.
Gjatë testimit të kësaj makine, ajo arriti shpejtësinë deri në 350 km/orë.
Lucid Air thuhet se është në dispozicion për një çmim prej 60 mijë dollarësh. /Tv Malisheva