Pas fillimit të javës së kaluar të serisë së ridizajnuar 5, BMW gjithashtu zbuloi një model më të fuqishëm M5 në Mynih. Fuqia e motorit nuk ka ndryshuar.
Motori 4.4 litra V8 Twin-turbo në standardin BMW M5 zhvillon akoma 600 kuaj fuqi dhe 750 Nm.
Kjo makinë arrin shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/orë në 3.3 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale deri në 305 km/orë.
Për këtë BMW ju duhet të paguani një shumë të majmë, sepse ajo kushton plot 120 mijë euro. / Tv Malisheva