Smartwatch i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut, bën të ditur kompania.

Kompania ka lëshuar aplikacionin Samsung Monitor Health, i cili lejon orën “Galaxy Watch Active2” të zbulojë presionin e gjakut të përdoruesit, sipas ministrisë kompetente së Koresë së Jugut, dhe tani për tani ajo është në dispozicion vetëm në Korenë e Jugut.

Për të monitoruar presionin e gjakut, përdoruesit së pari duhet të kalibrojnë orën inteligjente me një matës tradicional.

Pasi të keni mbaruar, ora do të përdorë sensorin e rrahjeve të zemrës për të përcaktuar presionin e gjakut.

Aplikimi i Samsung për të monitoruar shëndetin do të sjellë gjithashtu mundësinë e bërjes së elektrokardiogramës, një funksion tashmë i pranishëm në Apple Watch.

Elektrokardiograma do të jetë në dispozicion në tremujorin e tretë, përmes një përditësimi, por edhe në këtë rast lëshimi do të jetë i kufizuar për në Korenë e Jugut. /ANSA/

Share.