Në takimet elektorale që po bëjnë subjektet politike për Zgjedhjet parlamentare ,sot, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , njiherësh Kkandidat për kryeministër Kadri Veseli qëndroi në Malishevë . Në fjalën e tij përmendi kalimin në ilegalitet për plotë nëntë vite, Ai  theksoi “Besa, buka dhe trimëria e Malishevës më bënë që gjithmonë  të jem me qytetarët e Malishevës ”

Më pas premtoi që do të jetë zëri i fuqishëm i bizneseve malishevase, pa përjashtuar edhe sektorët tjerë .

Po ashtu ju dha përkrahje kandidatëve për deputet nga Malisheva , Isni Kilaj, Halit Krasniqi, dhe Halit Zogaj .

Share.