Mentor Llugaliu është personi me të cilin kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka këmbyer mesazhe përmes së cilave ajo e quan “debill” Agim Veliun e “burrec Lutfi Hazirin.

Indeksonline sot kishte publikuar mesazhet e shkëmbyera mes Vjosa Osmanit dhe Mentor Llugaliut i cili sonte pas shumë reagimeve doli edhe publikisht përmes llogarisë në Facebook dhe e rrëfen krejt komunikimin.

Ja postimi i plotë :

Sot portali Indeksonline ka publikur një video dhe disa foto nga një bisedë në messenger në mes kandidatës për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, dhe një gazetari. U spekulua shumë për autenticitetin e videos, dhe për identitetin e gazetarit.
Edhe pse tash nuk jam gazetar, personi me të cilin Vjosa zhvillon biseden jam UNË. Biseda është e vërtetë dhe është zhvilluar në vitin 2017. Kush don dhe kur don ia vërtetoj autenticitetin e videove dhe fotografive në fjalë. Pra, gjithçka është e vërtetë dhe mund të dëshmohet.
Arsyeja e publikimit të kësaj video është krejtësisht në shërbim të interesit të përgjithshëm të qytetarëve, informimit, njohjes më të mirë të politikanëve nga ana e votuesëve dhe ndëshkimit të politikanëve hipokrit e mashtrues. Derisa Vjosa Osmani si njëra ndër të paktat politikane që kemi shpresuar në të, në biseda private deklaron se “Agim analfabetit ja kane be diplomen brenda natës dhe ai debill është një idiot i rrezikshëm” , “Luta e Agimi po done me me eliminu krejt” dhe “Kemi be lufte te madhe neper dege per me kerku largimin e Ises”, ndërsa tash si kandidate për postin e dytë më të lartë në shtet Agimin, Luten e Isen na i prezenton si heronj të kauzës për shtet të drejtë dhe ligjor, atëhere shtrohet pyetja, cila është Vjosa e vërtetë, ajo e bisedave private apo kjo e deklarimeve publike?
A meritojmë të qeverisemi nga dikush që ka kaq shpërputhje të madhe në qëndrime private e publike?
Shteti nuk është as i Kadriut, as i Ramushit, as i Vjoses e as i Albinit, prandaj askush se ka të drejten të manipuloj me besimin, taksat dhe jetët tona.
Natyrisht është interes i imi, i juaji i Kosovës që ta kemi një kryeminstër që flet drejt, që është i ndershëm që nuk bën kompromis me të vërteten dhe nuk lëshon pe ndaj të keqes për interesa peronale.
Këtë akt e konsideroj si një shërbim patriotik e obligim moral ndaj vendit tem e bashkqytetarëve të mijë, të cilët terrorizohen qe 20 vite nga kjo skenë e poshtër politike.
Në këtë vendim nuk ka ndikur e as që do të mund të ndikonte ndonjë parti politike, grup interesi apo individ i caktuar.
Në fund dua të flas edhe për aspektin moral të kësaj pune. Në kushte normale në asnjë mënyrë nuk do të bëja publike biseda private, po Kosova ka 20 vite që nuk jeton në kushte normale, me fajin e e këtyre politikanëve të pamoral në pushtet e opozitë.
Është e vërtetë që Vjosa derisa ka shkru me mu m’ka besu, po përderisa ajo ma ka besu këtë, unë si mbështetës i saj ia kam besu të ardhmen tem e vendit tem.
Fundja, ajo ka ndryshu në qëndrime, unë jam aty ku isha, duke e mbrojtë e lartësu qëndrime që mendoj që janë në shërbim të vendit tem. Betohem para juve që kështu do të jem edhe në të ardhmen. Faleminderit dh

Share.