Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka dërguar një telegram urimi kancelares gjermane, Angela Merkel në shënimin e 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.
Tutje ai tha se edhe këtë herë ka siguruar kancelaren Merkel se Kosova është e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë:
Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh.
Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta!
Urime Gjermani!
RH