Zyrtari i lartë i LDK-së i cili njihet për lidhje të afërta me Isa Mustafën, Bajram Gecaj ka reaguar ashpër kundrejt liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gecaj e ka quajtur të pafytyrë Albin Kuritn, për shkak të deklaratave të tij se vetëm Lëvizja Vetëvendosje në Qeveri e dërgon PDK-në në opozitë.
Në një postim në Facebook, Bajram Gecaj ka shkruar se bashkëpunëtorët e mëhershëm të Kurtit e kanë akuzuar atë për dëshirën e Kurtit për një koalicion me PDK-në.
Akuzat e Gecit kanë shkuar edhe pas larg pas deklaratës së Florin Krasniqit se LVV ka marrë para nga “Korporata Devolli”.
“PDK-në në opozitë përfundimisht e dërgon LDK”, ka shkruar ndër tjerash Gecaj.
Postimi i plotë:
PAFTYRËSI NË PAKUFI!
Paftyrësia dhe pandershmëria e Albin Kurtit duket se nuk ka kufij! Hedhë të pavërteta në opinion për hir të fitimit të votës sërish përmes deklarimit mashtrues se vetëm fitorja e tyre nxjerr PDK-në në opozitë! E këtë e thotë njeriu i akuzuar nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt se më heret kishte konsideruar koalicion me PDK-në! Po i njejti, edhe pse gojën plot kundër tyre, megjithatë na del se paska pranuar para nga Devollët.
Florim Krasniqi: “Isha prezent kur Kurti ua kërkoi 20 mijë euro Devollëve, 10 mijë ia sollën në takim”!
PDK-në në opozitë përfundimisht e dërgon LDK …