Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve në Serbi tha se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha frytin e tij.
Ai shtoi se tashmë do të ketë më shumë deputetë që do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në shtetin fqinj.
“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkroi Thaçi në Facebook./ Tv Malisheva