Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës, për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlmentare në Serbi, njëkohësisht fitoren e tyre.
Ai ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për politikën e gjithë spektrit shqiptar. Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka uruar garimin e partive politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Përmes një statusi në Facebook, ai thotë se ata fituan një zë të fuqishëm prej katër deputetësh, që do të përfaqësojnë interesat e tyre kombëtare e të mirëqenies në parlamentin e Serbisë.
Hoxhaj gjithashtu ka thënë se fitorja e tyre është një moment i rëndësishëm jo vetëm për politikën e spektrit shqiptar, por edhe për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe rolit të tyre më proaktiv në vendimmarrje qendrore e lokale.
Krejt në fund, ish-ministri i jashtëm thotë se partia të cilës ai i takon, PDK, në vazhdimësi është angazhuar për nevojën e sendërtimit të një politike përbashkuese të shqiptarëve në rajon dhe kjo fitore është një hap tutje drejt fuqizimit të rolit të shqiptarëve në Ballkan.
Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në një listë të përbashkët garuan në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe fituan një zë të fuqishëm prej katër deputetësh, që do të përfaqësojnë interesat e tyre kombëtare e të mirëqenies në këtë parlament.
Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për politikën e spektrit shqiptar, por edhe për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe rolit të tyre më proaktiv në vendimmarrje qendrore e lokale.
PDK në vazhdimësi është angazhuar për nevojën e sendërtimit të një politike përbashkuese të shqiptarëve në rajon dhe kjo fitore është një hap tutje drejt fuqizimit të rolit të shqiptarëve në Ballkan! Urime fitoren dhe na priftë e mbara së bashku!/Tv Malisheva