Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka paralajmëruar sot se partia që ai drejton do të iniciojë hetim parlamentar për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Në një konferencë për media, Veseli tha se kërkesa e parë që do ta deponojnë në Kuvend është themelimi i një komisionit hetimor për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Veseli tha se e mbështet secilin që e mbron Kosovën./Tv Malisheva

Share.