Khloe Kardashian mori vëmendje me paraqitjen e fundit.
Khloe Kardashian ashtu sikurse motrat e saj, preferon që shumë prej produkteve të markave të tyre t’i reklamojë vet.
Por, nuk janë të pakta rastet kur bëhet imazh i brendeve të njohura, ndërsa për këto kontrata merr shuma të majme parash.
Së fundi, Khloe njoftoi se linja e bikinive të brendit të saj “Good American” tashmë është hedhur në treg.
Këtë njoftim, ajo e bëri përmes një imazhi joshës, ku shfaqet në rroba-banje të zeza, duke vënë në pah këmbët seksi.
Khloe Kardashian pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve të saj./Tv Malisheva