Një përson është arrestuar sot nga policia në fshatin Banjë të Malishvës nën dyshimin për ushtrim të dhunës familjare.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet, i dyshuari pas një zënke sot në mëngjes e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të moshës 18 vjeçare
47 vjeçari i ka goditur familjarët e tij me shqelma duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Gruaja e cila e ka raportuar në polici ka deklaruar se vazhdimisht përballet me dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Rahovec. /Gazeta Sinjali/