Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj duke kërkuar votën për koalicionin e tyre ka thënë sot se Kosovës nuk i duhen deputetë e as ministra që i përkulet individit, por i shërben popullit.

Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, lideri i Nismës gjatë mbrëmjes së sotme në takimin me anëtarët dhe simpatizantët të lagjes “Kurilla” të Prizrenit, theksoi edhe një herë që nuk duhet të votohet me inate.Limaj duke folur për kandidatët e Nismës për deputet, tha se ata janë adekuat për të shtyrë përpara programin e partisë, pasi sipas tij nëse nuk ka njerëz me shty këto përpara ato mbesin vetëm si letra.

Kandidati për kryeministër edhe në këtë tubim respektoi ezanin, gjë që u respektua nga të pranishmit.Ndërsa, kryetari i degës së Nismës në Prizren, njëherësh kandidati për deputet, Zafir Berisha duke kërkuar votën për partinë e tij, tha se vlerë e Nismës do të jetë perspektiva për qytetarët e Kosovës.Në këtë takim me banorët e lagjes “Kurilla” të Prizrenit u kërkua që të votohet masivisht për kandidatët për deputet Nismës. Ndryshe, koalicioni Nisma-AKR-PD e përmbyll fushatën zgjedhore pikërisht në Prizren.

Share.