Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale po dëmton perspektivën e Kosovës.

Një ditë pas propozim-aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, Haradinaj e cilësoi si të padrejtë për shqiptarët këtë gjykatë.

Haradinaj: Gjykata Speciale po dëmton perspektivën e Kosovës

“Si Kosovë në një ditë si kjo shprehim përkrahje dhe respekt për gjithë bashkëluftëtarët tanë që ende po luftojnë për të dëshmuar pafajësinë e tyre, në këtë rast edhe për presidentit Thaçi dhe kryetarin Veseli e të gjithë tjerët. Kosova dëshiron drejtësi për gjithë viktimat pa marrë parasysh përkatësinë e tyre. Por Kosova është mbetur e vetmja nga ish- palët e luftës në Ballkan me një gjykatë vetëm për Kosovën. Një gjykatë e tillë ndërkombëtare në një mënyrë ose tjetër dëmton perspektivën tonë”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në Gjilan gjatë inaugurimit të shtatores së heroit, Abdullah Tahiri./ Tv Malisheva

Share.