Një grup bullgarësh që jetojnë dhe punojnë në komunën e Mondragone, në afërsi të qytetit Caserta në jug të Italisë, dolën në rrugë për të protestuar pasi ishin në karantinë mbi 50 raste të infektuara rishtas.

Presidenti i rajonit të Campania, Vincenzo di Luca, i bëri thirrje ushtrisë për ndihmë, raporton agjencia Ansa.

Me gjithë atmosferën e tensionuar, forcat e zbatimit të ligjit arritën të qetësojnë situatën dhe punëtorët rebelë bullgarë, kryesisht sezonalë të fermave, u kthyen në “zonën e kuqe”, e cila u shpall tre ditë më parë vatër e re me Covid-19.

Sipas agjencisë, 19 punëtorë pozitivë me koronavirus u transferuan dje në një spital lokal, dhe një pjesë e qiramarrësve në ndërtesën e banimit të njohur si “Ex Cirio” ‘u zhdukën’, sipas policisë.

Këta janë kryesisht punëtorë sezonalë, shumë prej të cilëve nuk kanë dokumente të duhura për të jetuar dhe punuar në Itali. Shumë u larguan nga zona e kuqe – siç shkruan ANSA – për të shmangur kontrollin e policisë dhe humbjen e mundshme të punës./ Tv Malisheva

Share.