Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi i Berlinit ku ishte diskutuar çështja e heqjes së vizave në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Rama tha se presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkoi nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave.
“Në tryezë ishin Macron, Merkel, Thaçi, Vuçiq, Bërnabiqi, unë dhe Haradinaj. Unë kam qenë pranë tij dhe i thashë Ramushit merre dhe mos e lësho këtë moment se nuk vjen më. Ai mu kthye dhe më tha “më lërë”. Ky ishte presioni, s’ishte gjë tjetër”, tha kryeministri Rama./ Tv Malisheva