Pas prezantimit zyrtar të modelit 4 Series Coupe të BMW-së, tani janë publikuar edhe fotografitë në të e modelit të mundshëm në version Gran Coupe.

Në fotografitë e publikuara nga faqja rumune “kolesa.ru”, shihet se ky BMë 4 Series Gran Coupe ka maskën e përparme të madhe ndërsa dizajnin e trupit e ka të “huazuar” nga 3 Series (G20.

Po ashtu, duket se edhe motorin dhe enterierin do ta ketë të ngjashëm me atë të 3 Series.

Varësisht nga tregu, 4 Series Gran Coupe raportohet se do të jetë në dispozicion me motorë benzinë e naftë, me turbo-mbushës e nga tri, katër dhe gjashtë cilindra, transmeton Koha.net. Po ashtu, në dispozicion pritet të jetë edhe motori plug-in hibrid.

Gjithashtu, raportohet se ky prodhues prestigjioz gjerman i automobilave do të sjellë edhe modelin sportiv M4 Gran Coupe, i cili pritet të vijë me motor 3.0-litër me 6 cilindra e kapacitet prej së paku 375 kë/503 kuajfuqi.

Për shkak të situatës me pandeminë, është vështirë të parashikohet se kur do të arrijë modeli i ri katër-dyersh i BMë-së./ Tv Malisheva

Share.