Rita Ora ishte pasive në muzikë gjatë këtyre muajve.
Rita Ora kohën e karantinës e kishte shfrytëzuar vetëm për relaks, pasi gjitha veprimtaritë muzikore i kishte pezulluar deri më tani.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare me anë të disa postimeve të bëra së fundmi në rrjete sociale ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë.
Ajo gjatë orëve të vona ka ndarë një imazh nga studio e saj muzikore në Londër, ku shihet duke punuar për projektin e ri muzikor./ Tv Malisheva