Microsoft është duke dalë nga biznesi i saj i shitjes me pakicë.

Kompania njoftoi të premten se do të mbyllë të gjitha 83 dyqanet e saj fizike dhe do të kalojë vetëm në shitje që bëhen në internet.

Do ta mbajë vetëm pikat e saj në Londër, Nju Jork, Sidnei, dhe atë në Redmond, Uashington, por këto hapësira do të rikrijohen si “qendra për eksperiencë të produkteve të Microsoft”, deklaroi kompania.

Në këto dyqane kompania do të shfaq teknologjinë e Microsoft, të tilla si Surface PC, Xbox, “Minecraft”, Windows dhe Office, por ato nuk do të shesin asgjë.

Gjiganti amerikan i teknologjisë hapi një mori dyqanesh në zona me profil të lartë, të tilla si ajo në Manhattan Fifth Ave.

Por gjatë pandemisë, shumë nga dyqanet e saj kanë mbetur të mbyllura, dhe Microsoft po braktis idenë e dyqaneve fizike tashmë.

Microsoft, natyrisht, është një nga pionierët e softuerit modern, dhe do të vazhdojë të shesë produktet e saj në internet: Microsoft arrin në 1.2 miliardë njerëz çdo muaj me dyqanet e saj në internet në Microsoft.com, Xbox dhe Windows, me shifra të kombinuara./ Tv Malisheva

Share.