Google planifikon të investojë rreth dy miliardë euro në një qendër të të dhënave në Poloni për shërbimet cloud [ruajtja e të dhënave dhe ndërtimi i aplikacioneve online].
Ky vendim ka ardhur pas asaj që Micirosoft e kishe paralajmëruar në fillim të vitit.
“I ashtuquajturi ‘rajoni Google Cloud’ në Varshavë është investimi më i madh në infrastrukturën cloud në Poloni”, tha drejtoresha e Google Cloud në Poloni dhe Evropën Qendrore dhe Lindore, Magdalena Dziewguc.
Ajo nuk ka dhënë një shifër të saktë për investimin, por tha se investimi financiar i Google për projektin pritet të jetë midis 1.5 dhe 2 miliardë euro dhe se pritet që qendra e të dhënave të fillojë të veprojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu edhe Microsoft, në muajin maj kishte njoftuar se do të investonte 1 miliard dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni. /Tv Malisheva