Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Asnjëri prej tyre nuk u deklaruan për medie, derisa shkuan për të drekuar në një restorant.
Më parë, kryeministri shqiptar zgjodhi rrjetin social Twitter për të treguar arsyen e vizitës së tij në Prishtinë.
“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, shkroi Rama.